Shkodër, përmbytja nis në qytet/ Nis evakuimi i familjeve në shtëpitë e të cilëve  ka hyrë uji

11/02/2021 19:49

Reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit e kanë përkeqësuar edhe më tej situatën e përmbytjeve në të gjithë Qarkun e Shkodrës.

Aktualisht nën ujë janë mbi 5100 hektarë tokë, ku gjendja me problematike është në njësite administrative të Dajçit dhe Anës së Malit.

Tashmë hartës së përmbytjeve  është shtuar edhe njësia administrative e Berdicës me rreth 100 hektarë tokë ndërsa problem ka edhe në dy lagje të qytetit të Shkodrës, mes tyre edhe në livadhe ku për shkak të ujit në disa banesa, disa familje janë detyruar të evakuohen.

Pavarësisht dëmeve të shkaktuara, këta dy të rinj po e shfrytëzojnë përmbytjen e lagjes, për të peshkuar.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, niveli I lumenjve dhe I liqenit të Shkodrës u rrit me rreth 20 centimetër duke shkaktuar probleme edhe ne sistemin e kullimit, e për pasojë disa prej rrugëve të qytetit u përmbytën.

KESH ka informuar zyrtarisht se prurjet janë në mbi 2500 metër kub ujë në sekondë ndërsa shkarkimet janë në kuota minimale.

Top Channel