Remontim i NST “Uzina Dinamo”/ OSHEE jep njoftimin: Ja zonat dhe ora ku do të ketë stakim të energjisë elektrike

11/02/2021 23:47

Nesër nga 09:00 deri në orën 13:00 do të ketë një stakim të energjisë elektrike në zonat: Paskuqan, Kodër Kamez, zona pranë Universitetit Bujqësor Kamëz, rruga “Jordan Misja” Perim Patatet),Ish Uzina Dinamo, Rruga “Siri Kodra” (Zona prane Nestacionit Tirana 1 220kV), zona pas Spitalit të Traumës, zona pranë ish-parkut te Autobusave në rrugën “Don Bosco”, rruga “Vangjel Noti”, Babrru, Zona e Kodres se Kuqe, Bathore.

Sipas OSHEE ky stakim ndodh për shkak të remontit të parashikuar në NST “Uzina Dinamo”.

Njoftimi i OSHEE:

Për shkak të remontit të parashikuar në NST “Uzina Dinamo”, në datën 12 shkurt gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

Pjesërisht: Paskuqan, Kodër Kamez, zona pranë Universitetit Bujqësor Kamëz, rruga “Jordan Misja” Perim Patatet),Ish Uzina Dinamo, Rruga “Siri Kodra” (Zona prane Nestacionit Tirana 1 220kV), zona pas Spitalit të Traumës, zona pranë ish-parkut te Autobusave në rrugën “Don Bosco”, rruga “Vangjel Noti”, Babrru, Zona e Kodres se Kuqe, Bathore.

Top Channel