Moti i keq dëmtoi shtyllën pranë banesave sociale në Shkozë, OSHEE përfundon punimet. Rikthen energjinë edhe në Farkë

11/02/2021 19:48

OSHEE ka vendosur shtyllën e dëmtuar ditën e sotme pranë banesave sociale në zonën e Shkozës.

Moti i keq me reshje të dendura shiu rrëzoi pemën mbi kabullin ABC TM dhe la pa energji një pjesë të Farkës.

Ndonëse në kushtet e vështira të motit, OSSH bëri të mundur normalizimin e situatës pasi përfundoi punimet.

“Vendoset shtylla e dëmtuar sot, pranë zonës së “banesave sociale”, #Shkozë 👏🏻 Moti i keq me reshje shkaktoi rrëzimin e pemës mbi kabullin ABC TM, duke lë pa energji elektrike një pjesë të #Farkës Brigadat e #OSSH Njësia2 #Tiranë, edhe me kushte të vështira nga moti, realizoi përfundimin e punimeve dhe normalizimin e situatës”, njofton OSHEE.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel