Aksident në aksin Belsh-Cerrik, ndërron jetë 23-vjeçari/ Pamjet e makinës të kthyer përmbys

11/02/2021 19:33

Një 23-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme pasi është aksidentuar në  aksin rrugor Belsh – Cerrik, në fshatin Shalës.

I.Z. ka humbur kontrollin e makinës tip “Benz” dhe ka dalë nga rruga.

Cërrik/ Informacion paraprak

Në  aksin rrugor Belsh – Cerrik, në fshatin Shales, Cërrik, shtetasi I. Z., 23 vjeç,  banues në Belsh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi  mjetit dhe për pasojë mjeti  ka  dalë nga rruga. Si pasojë  ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasin I.Z.. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel