Një oficere e marinës britanike që ishte gjithashtu modele erotike në rrjetet me pagesë të internetit, është ekspozuar së fundmi pas postimit në rrjet të momenteve intime me të dashurin e saj nga baza sekrete ushtarake, ku të dy ata janë të stacionuar.
29 vjeçarja lejtnante Claire Jenkins, kishe postuar në rrjet dhjetra foto dhe video me natyrë seksuale, disa prej të cilave me të dashurin e saj Liam Doddington. Të dy ata janë ushtarakë të bazës së nëndetëseve bërthamore të Faslane pranë Glasgow në Skoci. Marina ka nisur tashmë hetimet për përmbajtjet pornografike të ndodhura në bazë, me justifikimin se “agjentë të huaj mund t’u bëjnë shantazh me to”.
Me detyrën e saj Jenkins ka komanduar skuadra marinarësh në nëndetësen HMS Artful dhe grupe të forcave speciale në misione.
Marrja e rolit të saj do të thotë se ajo ka kaluar të gjitha filtrat, duke përfshirë dhe pyetjet për jetën seksuale. Por vajza duket se ka zgjedhur të fitojë më shumë para teksa duke përdorur një pseudonim, ajo realizonte fantazitë seksuale të klientëve të saj online.
Në profilin e saj erotik thuhej: Jam 29 vjeçe dhe punoj çdo ditë, por më pëlqen të jem çapkëne dhe të qëndroj shumëngjyrëshe. Nganjëherë mund të gjendem në telashe por ndjesia e emocionit me motivon dhe eksiton”.
Ajo thotë se ka pranuar gjithçka me shefat e bazës së saj. Një burim tha për të përditshmen The Sun: “Komandantët nuk mund ta besonin. Të gjitha kontrollet ishin kryer”.
Një përfaqësues i bazës detare tha se hetimet janë në vazhdim dhe se do të merret veprimi i duhur nëse përcaktohet se personeli nuk ka vepruar sipas vlerave e standardeve të përcaktuara.
Top Channel