Shokët e rrahën pas sherrit banal/ Vdes 57 vjeçari nga Ballshi, dyshime se konflikti ishte për politikë. Djali: Dua drejtësi

07/02/2021 19:41

Një 57 vjeçar nga Ballshi, Pelivan Sinarrapaj, ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Kryeqytet, mbrëmjen e së shtunës, pasi ishte rrahur brutalisht nga tre persona të tjerë.

Pas sherrit, ai u la i plagosur në rrugë. Dyshimet paraprake janë që ngjarja ka ndodhur për shkak të një sherri banal. Shkak është bërë nje debat politik mes tyre, ndërsa mësohet se të tre autorët ishin duke konsumuar alkool në një lokal.

Ndërkaq, djali i viktimës, nuk e pranon faktin se sherri ka nisur për shkaqe politike. Ai shton se kërkon drejtësi për babain e tij.

Autorët e vënë në pranga për këtë ngjarje janë, Fitim Zekaj 42 vjeç. Festim Alimetaj 53 vjeç dhe Ferdinand Meraj 44 vjeç. Të tre autorët së bashku me viktimën ishin ulur në një lokal, ku më pas në gjendje të dehur kanë prodhur edhe këtë ngjarje të rëndë.

Këtë të dielë, pritet që Pelivan Sinarrapaj, të përcillet për në banesën e fundit.

Ndërkaq, materialet lidhur me ngjarjen i kanë kaluar prokurorisë, për të zbardhur të gjithë shkaqet e ngjarjes dhe për të vënë përpara drejtësisë autorët.

Top Channel