“Është bërë Korça si Dhërmiu i dimrit”, debati mes Manes dhe Cakos: Lëri mo njerëzit të bëjnë dashuri…

07/02/2021 21:00

Debati për vaksinën anti Covid dhe përhapjen e koronavirusit u zhvillua këtë javë në emisionin “Rrethi Katror” në E Diell në Top Channel.

Gazetari Bledi Mane, u bëri thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen dhe të ruhen nga Covid-19 .

Kjo duke pasur parasysh shtimin e ndjeshëm të numrit të viktimave apo të të infektuarve në javën e fundit.

“I them qytetarëvë ta lënë Korçën, se është bërë Korça si Dhërmiu i dimrit, t’i lënë mbledhjet në grupe nëpër restorante e kafene, sepse shikoni si janë shtuar rastet. U them të mbajnë maskën e të ruajnë distancën fizike, dhe nëse ka ditë me diell ta shijojnë atë kafe në dorë duke ecur,” tha Bledi Mane.

Por ai u kundërshtua nga konspiracionisti Alfred Cako, tashmë i njohur si një prej personave që mohojnë se virusi ekziston.

“Ç’i ke këto mo, lëri mo njerëzit të bëjnë dashuri, lërini mo përrallat,” tha Cako.

Top Channel