Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një 40-vjeçar është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë në spital.
Gentian Qarri ka qenë duke ecur në këmbë në lagjen ”29 Nëntori”, ndërsa autorët kanë qëlluar nga makina e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Qarri është shoqëruar në ambientet e spitalit nga kalimtarët e rastit ku edhe ka ndërruar jetë nga plagët e marra.
Pas atentatit, një makinë tip “Toyota” është djegur në Pyllin e Sodës dhe në bagazhin e saj është gjetur një automatik, duke ngritur dyshime se është e autorëve.
Pista kryesore e vrasjes së 40-vjeçarit të vrarë pasditen e sotme në Vlorë, Gentian Qarri është e shkuara e tij kriminale. Ai ka bërë 11 vite burg në Itali për trafikim narkotikësh, ndërkohë që në Vlorë punonte si teknik kondicionerësh. Po ashtu sipas policisë deri në këto momente nuk ka persona te shoqëruar për vrasjen.
Vlorë/ Informacion paraprak
Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi G. Q., rreth 40 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.
Makina tip “Toyota” është gjetur e djegur në rrugën e Pyjores, lagja “24 Maji”, ndërsa vijon krehja e zonës për të kapur autorët.
Vlorë/ Informacion paraprak në vazhdim
Gjatë krehjes së zonës nga shërbimet e Policisë është konstatuar në rrugën e Pyjores, lagja “24 Maji”, duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Toyota”, qe dyshohet se ju perket autorit/ve. Pritet grupi hetimor për veprime të mëtejshme dhe vijon krehja e zonës nga sherbimet e DVP Vlorë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Top Channel