Rrjetet sociale gjatë pandemisë janë përdorur jo vetëm për të komunikuar, por edhe për të kërcënuar dhe shantazhuar.
220 persona u referuan nga muaji mars e në vijim prokurorisë si përndjekës, gjobvënës dhe shantazhues jo vetëm përmes platformave Facebook dhe Instagram, por edhe përmes WhatsApp.
Në shkresat qe TCh disponon, dhjetra denoncime janë rregjistruar së fundmi ku kallëzuesit tregojnë se si nga numrat telefonike të miqve ju shkruhet një mesazh në te cilin informohen se iu është dërguar një kod 6 shifror që ju kërkohet ta ridërgojne me urgjence. Me përshtypjen se komunikohet me të njohur , kallëzuesit e pranojnë kërkesën dhe me pas sipas tyre piratët ju bllokojnë WhatssApp duke ju ndaluar aksesimin.
Prokuroria deklaron se përdoruesi sulmohet me mesazhe të ndryshme nga numra të ndryshëm dhe përdorimi i whats up u del nga kontrolli. Por shqetësimi më i madh i ekspertëve kundër krimeve kibernetike janë shantazhet përmes Facebook dhe Instagram, të tilla si rasti i një 27-vjeçari të arrestuar së fundmi .
Prokuroria tha në gjykatë se Igli Paskali e njohu viktimën me profesion ekonomiste në platformën Instagram. Pasi dy të rinjtë kanë komunikuar, ne tetë dhjetor ata u takuan për herë të parë dhe te fundit. Por refuzimi i mëpasshëm i të resë për ta vijuar njohjen, besohet se e ktheu atë ne një përndjekës qe jo vetëm hapi 13 adresa të rreme duke komunikuar me te afërmit e vajzës, por u rregjistrua edhe në palestrën ku ajo stërvitej.
Top Channel