Rrjeti i njohjeve të reja refuzon modelen e Instagram pasi është ‘tepër e nxehtë’ (fotot)

05/02/2021 17:47

Tahlia Paris thotë se ka katër vjet pa të dashur por është refuzuar nga rrjeti i njohjeve të reja Bumble, me arsyetimin se “ndalohen fotot e pjesëmarrësve me rrobabanjo ose të brendshme brenda ambjenteve shtëpiake.

Por ish-modelja e Playboy ankohet se është refuzuar nga rrjeti thjesht sepse është “tepër e nxehtë”.

24 vjeçarja nga Los Angeles, Kaliforni, u bashkua në rrjetin e njohjeve të reja pas ndarjes me të dashurin e saj dhe tashmë shpreson se kjo është zgjidhja e gjetjes së një burri me të cilin të kalojë jetën.

Por në vend të njoftimeve për takime, Tahlia thotë se mori një ‘email’ nga Bumble për ta njoftuar se fotot e saj ishin hequr nga administratorët e faqes.

Modelja thotë se kjo ka ndodhur pasi fotot e saj janë thjesht “tepër seksi” dhe se ato “nuk shkelin” direktivat e faqes.

Por në reagimin e saj kompania i referohej fotove “me të brendshme në pasqyrën e banjës” për të cilat tha se “shkelin rregullat e rrjetit për veshjes në shtëpi”.

Tahlia është gjithashtu një “influencuese”, siç njihen sot modelet me shumë ndjekës në platformat sociale, pasi mburret me 890,000 në llogarinë e Instagram (@tahliaparis) ku poston shpesh foto provokuese të aseteve të saj trupore.

Modelja thotë: “Vetëm pas disa orësh në rrjet më hoqën prej fotove, megjithse ato ishin krejt normale. Kisha vetëm një selfie të vetes, dhe një foto me një shoqe në plazh.

“Unë nuk dua që djemtë të shikojnë fotot e mia si modele, por si një vajzë e zakonshme që kërkon të njohë dikë”.

Tahlia, e cila jeton në Los Angeles, thotë se hyri në Bumble sepse nuk po njihte njerëz të rinj prej pandemisë, dhe kërkon shoqëri.

Ajo thotë: “Në Los Angeles është mbyllur gjithçka nga Covid-i. Kështu që mendova se kisha shanse më të mira të njihja dikë në rrjet, në vend që të shpresoja për të takuar dikë te dyqani i ushqimeve”.

Një zëdhënës i Bumble tha: “Prej vitit 2016, kemi ndaluar fotot ‘selfie’ në pasqyrën e banjës, prej vërejtjeve nga komuniteti i Bumble. Si pjesë e politikave tona ndalohen fotot me veshje të brendshme ose rrobabanjo në ambjente shtëpiake. Rrobabanjot pranohen vetëm kur je pranë pishinës, në plazh ose në ambjente të tjera natyrale ku vishen rrobabanje”.

“Prej vitit 2018, Bumble ndalon gjithashtu fotot e armëve apo të njerëzve në uniforma”, shtoi zëdhënësi.

FOTO GALERI
9/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA