“Infektimet? Faji i të rinjve”/ Të moshuarit: Nuk respektojnë distancimin social dhe nuk mbajnë maskat

05/02/2021 19:38

Shifra e të prekurve janë alarmante dhe Covid-19 nuk po kursen as të rinjtë.

Mos respektimi i distancës, mos mbajtja e maskës dhe qëndrimi me orë të gjatë në ambientet e mbyllura si bare dhe restorante bëri qe dje të shënohej shifra rekord e të infektuarve nga koronavirusi.

Sipas autoriteteve  në 24 orët e fundit   një në  katër persona rezultoi i prekur nga covid 19.  Saktësisht janë bërë 3974 testime, nga të cilët 1052 ishin të infektuar nga koronavirusi sars covid 2.

Të moshuarit thonë se neglizhenca e të rinjve po vë jetën e tyre në rrezik.

Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja Rudina Muca.

Top Channel