Divjakë/ Pas 5 ditësh të përmbytura, tërhiqet uji nga sipërfaqet e tokave bujqësore në Tërbuf

05/02/2021 11:50

Pas 5 ditësh nën ujë, sipërfaqet e tokave bujqësore në Tërbuf të Divjakës janë kulluar.

Uji është larguar nga një mijë hektarë tokë e mbjellë kryesisht në drithëra e foragjere. Disa pjesë të vogla toke të cilat janë nën nivelin e detit vazhdojnë të kenë prezencë uji kryesisht buzë kanaleve.

Edhe në këto të fundit, uji ka rënë në një metër lartësi duke sjellë normalizim të situatës. Hidrovori i Bicukasit vazhdon të punojë me kapacitet të plotë, ku 6 elektropompa thithin 20 mm ujë në sekondë.

I vetmi problem mbetet prodhimi i cili pas qëndrimit për një kohë të gjatë nën ujë ka nisur kalbëzimin. Momentalisht reshjet kanë pushuar, por parashikimet e Meteo Alb thonë se në fundjavë ato do të rinisin përsëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA