Tiranë/ Gjendet i pajetë në magazinë pronari i një firme, dyshohet se…

31/01/2021 10:32
Foto ilustruese

Pronari i një firme në autostradën Tiranë-Durrës është gjetur i pajetë në magazinën e firmës.

Policia njofton se rreth orës 07:40, në autostradën Tiranë-Durrës, në magazinën e një firme është gjetur pa shenja jete pronari i firmës shetasi N. D., 58 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel