Ilustrim

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim për “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Artan Hameti 27 vjeç, banues në Vlorë, për të cilit Gjykata e Shkallës së parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

I riu ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 11 dhjetor të 2020-ës ka qëlluar me armë zjarri në ajër, pranë lokalit të një shtetasi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel