(Video) Angli/ Turqit grabisin ‘shtëpinë e barit’ të shqiptarëve! I riu mbrohet me anë të një çekiçi: Ka hyrë njëri brenda…

30/01/2021 17:17

Grabitja e ‘shtëpive të barit’ në Angli që ngrihen nga shqiptarët është duke u bërë një fenomen masiv.

Top Channel ka siguruar këtë video ku duket një person me sëpatë në dorë, i cili ka mundur të hyjë në shtëpinë e barit të shqiptarëve. Grabitësi dëgjohet të flasë turqisht.

Ndërsa pak metra larg tij qëndron një djalë me kapuç të zi në kokë. Ai për tu mbrojtur mban në dorë një çekiç edhe një copë druri. Kjo ka bërë që grabitësi turk mos t’i afrohet.

Në dyshemenë e kësaj shtëpie bari duken disa çanta dhe degë Kanabisi të thara.

Shqiptari i cili flet me dialekt verior dëgjohet të thotë: O Egon ka hy një njeri brenda…

Kaq tregohet në këtë video publikuar në rrjetet sociale të shqiptarëve në Angli.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas.

Mes shqiptarësh në Angli flitet gjithnjë e më shpesh se sa kushton një informacion i sigurt për adresën e sigurt të një shtëpie ku po rritet Kanabis. Mësohet se grabitësit për një informacion të tillë paguajnë deri në 3 mijë stërlina. Vlera e mallit brenda një shtëpie bari shkon deti në 50.000 stërlina.

Sipas të dhënave që vinë nga gjykatat angleze të raportuara në median e shtetit ishull më shumë se 180 shqiptarë u dënuan në 2020 si të përfshirë në kujdesjen e shtëpive ku mbillet Kanabis.

Në 2019 u dënuan 45 persona. Numri në rritje i shqiptarëve të dënuar vitin e shkuar tregon sa shumë është duke u përhapur ndërtimi dhe menaxhiki shtëpive të barit.

Disa kohë më parë mediat angleze shkruanin se tashmë ky lloj krimi  dominohet tashmë nga shqiptarët duke ia marrë kontrollin e këtij lloj biznesi vjetnamezëve, të njohur ndër vite për përfshirjen e tyre në rritjen e Kanabisit nëpër shtëpi.

Top Channel