
Fansat e Rita Orës kanë mbetur të shokuar nga postimet e yllit të popit në Instagram.
Në 30 vjetorin e lindjes, ajo theu rregullat strikte të koronavirusit dhe mblodhi miqtë për të festuar në një restorant të famshëm.
Ajo e mbajti festën sekrete dhe bëri postime në rrjete sociale dhe pretendonte se po qëndronte në shtëpi.
Me anë të një postimi në Instagram ku shfaqej vetëm në shtëpi, Rita shkroi: “Unë, keku dhe pantallonat me të cilat nuk marr dot as frymë. Faleminderit për të gjithë dashurinë. Është pak e çuditshme që po festoj ditëlindjen dhe nuk po bëj asgjë. Megjithatë, i them faleminderit kujtdo që më ka shfaqur dashuri dhe jam mirënjohëse për ju”.
Ndonëse dolën pamjet e festës, Rita Ora vijon të ketë këtë postim në Instagram, gjë fansat nuk arrijnë ta shpjegojnë.
Top Channel