Projekti i “Lungogjoli”/ Në Pogradec do realizohet ndërtimi i shëtitores së madhe në anë të liqenit

29/01/2021 12:54

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Pogradec ku po inspekton nga afër punimet në zonë.

Punimet që po kryhen, do të bëjnë sistemimin e nyjes ndarëse në hyrje të qytetit që plotëson zinxhirin e projekteve të infrastrukturës përgjatë vijës liqenore deri në qytet, thotë kryeministri.

Ndërkohë që së shpejti hapet edhe kantieri i madh i Lungogjolit, pas sigurimit të financimit e përfundimit të projektit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimi, përfundon rama.

Top Channel