Kohët kanë ardhur të tilla, që një pjesë e ka kaluar Covidin, të tjerë kanë familjarë në spital apo që mjekohen në familje.

Por bashkëjetesa me një pacient të prekur nga Covid 19-ta, ka rregullat e veta që duhen respektuar me përpikëri.

“Aktualisht kam 10  pacientë me Covid. 2 prej tyre janë në gjendje më të rëndë. Komunikojmë përditë dhe u tregojmë se ç’duhet të bëjnë, çfarë mjekimesh të marrin. Një person që bashkëjeton në një shtëpi me një të prekur nga virusi duhet të këtë parasysh, që të jetojnë në dhoma të ndara. Të jetë i izoluar. T’i shërbehet me maskë nga familjarë të tjerë. Kur lëviz nëpër shtëpi, I prekuri mban maskë. Ka lugën, pirunin e vet, që nuk përzihen më të anëtarëve të tjerë të familjes. Çarçafët , këllëfi, peshqiri, ndërrohen përditë. Nuk qëndrohet më shumë se 15 minuta në dhomën e pacientit. Ajrosja e shtëpisë është shumë e nevojshme. Kjo zgjat sipas të dhënave të fundit ky izolim zgjat deri 8 ditë, por ne rekomandojmë dy javë. Një pjesë e qytetarëve nuk i respektojnë këto masa, dhe ne rekomandojmë të mos e ulin vigjilencën, pavarësisht daljes dhe aplikimit të vaksinës”, tha mjekja e familjes, Olta Hiso Tërnova.

Top Channel