Rama: Përgjimet? Asnjë provë! Kryeministri komenton përgjimet në dosjen italiane për eksponentë të Ndranghetës

26/01/2021 15:08

Sulmin e opozitës me përgjimet në dosjen antimafias italiane ndaj disa eksponentëve të Ndragetës në Itali, kryeministri Edi Rama e quajti jo si një sulm ndaj PS dhe qeverisë por baltosja e radhës ndaj Shqipërisë.

Fillimisht kryeministri lexoi konkluzion grupi hetimor italian për aktivitetin e këtij grupi mafioz në Shqipëri.

 “Pas më shumë se një viti udhëtimesh në tiranë dhe bisedimesh me njëri tjetrin për investime që do të bëhen në Shqipëri, ato dështuan totalisht dhe i vetmi investim i bërë është një dyqan i vogël për shitjen e rrobave të punës për të cilin ka pasur konflikte mes ortakëve. Në vitin 2018 investimi në Shqipëri sipas bilanceve të publikuara në QKB ka shitur mallra për 5 milionë lekë të reja, dhe ka humbur në funt të atij viti rreth 400 mijë lekë të reja. Ndërsa në vitin 2019 siguroi 4 milionë lekë të ardhura dhe 1.8 milionë lekë humbje”, tha Rama.

Amplifikuesve të kësaj dosje për qëllime politike kryeministri u tha tja pinë lëngun për ti bërë shqiptarët që t’ju vijë për të vjellë.

“Marrja e këtij llumi dhe servirja e këtij llumi si ushqim për shqiptarët netëve të gjata të mejhaneve televizive dhe ditëve të gjata kërkesës për klikime dhe për spektakël është turp. Është një turp që i mishëron më së miri at atë cilët e ushqejnë këtë lloj qasjeje, që janë të njëjtët dhe që prirjen për t’ia bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet, sa herë kur u jepet mundësia edhe kur nuk ka asnjë mundësi në fakt sepse kjo është një marrëzi e pashoqe me asgjë tjetër. Flasin ca italianë, përmendin njerëz, imagjinojnë investime, parafytyrojnë pushtimin e tokës së premtuar. Nuk ka asnjë fakt, nuk ka asnjë lidhje, nuk ka asnjë provë, nuk ka asgjë dhe këtu ngrihet një tym”, tha Rama.

Lidhjet e PD me eurodeputetin e përgjuar Lorenzo Ceza, kryeministri nuk i përdori për të sulmuar shefin e opozitës Lulzim Basha.

“Lidhjet e këtyre njerëzve janë me të djathtën, por s’them dot që Lulzim Basha është i lidhur me këta. Se e dua më shumë se ju Shqipërinë. Çfarë i takon Çezarit e merr Çezari, por cfarë është e Zotit është e Zotit që është Shqipëria. Kjo është edhe arsyeja pse shumë njerëz duan të largohen se është e pajetueshme. Nuk ia bën njeri Shqipërisë, këtë që e bëjnë ata me mikrofon në dorë, duke i hapur vendit një nam që nuk e ka”, tha Rama.

Top Channel