Patozi e Topalli kanë qasje të ndryshme për Lulzim Bashën/ Ja ku ndryshojnë dy ish-nënkryetarët e PD-së

26/01/2021 17:25

Dy ish-nënkryetarët e Partisë Demokratike garojnë në zgjedhjet e 25 prillit, në krye të dy partive të reja dhe akuzojnë Lulzim Bashën duke përdorur argumenta të ndryshëm.

I ftuar në Top Talk, kryetari i partisë Bindja Demokratike tha se Partia Demokratike nuk funksionon sepse kryetari, Lulzim Basha drejton partinë i vetëm. “Partitë kryesore janë si ndërmarrje private me një pronar të vetëm. Këta pronarë janë të dëmshëm për shoqërinë”.

Madje, Topalli shton se në zgjedhjet parlamentare të vitin 2017, PD humbi sepse nuk kishte kryetar të denjë që t’i përfaqësonte: “Më vjen keq sepse kandidatët e partisë u përpoqën shumë por ndërsa ata punonin, kryetari i partisë merrej me punë e veta personale, si të ndërtonte vilën 5 katëshe”.

Ndërsa, kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli, e ftuar në Top Talk disa ditë më parë deklaroi se problemi i Partisë Demokratike është se kryetari i saj nuk bën punën e tij si drejtuesi i partisë.

“PD-së i mungon lidershipi, i mungojnë parimet. Nëse më parë ka pasur elemente të djathta në parti, tashmë nuk ka as një element të mbetur dhe për këtë më vjen keq. Ne kemi treguar se këtu po shkatërrohet PD, është vrarë debati, konkurenca dhe vota. Të gjitha këto janë arsyet pse PD-ja u krijua tre dekada më parë”.

Sipas Patozit, mënyra si funksion partia që ai drejton është ndryshe nga partitë kryesore, përfshirë këtu Partinë Demokratike.

Ne kemi lista të hapura. Ata janë mbledhur te lista e sigurt. Pazari që po bëjnë në selinë e Partisë Socialiste është e kundërta jonë. Ai që kandidon i pari do të jetë i barabartë me atë që do të jetë i 39-i i listës. Nëse ai që është i 39-i në listë merr më shumë vota se unë që jam i pari, ai hyn në parlament”.

Patozi thotë se edhe qytetin ku do të kandidojë do ta vendosë pasi të konsultohet me anëtarët brenda partisë. “Me shumë mundësi do të kandidoj në Tiranë, sepse kam lindur dhe kam zhvilluar karrierën time politike këtu, por nuk është vendosur ende. Do ta diskutoj me të tjerët”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA