Pamje të rënda nga aksidenti në Vlorë-Fier/ Humb jetën e reja, vajza tjetër në gjendje të rëndë (Emrat)

26/01/2021 20:30

Një aksident fatal është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Vlorë-Fier.

Aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur Kripa, teksa një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbrojtës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se drejtuesja e automjetit, shtetasja Silvi Eduart Muho, është plagosur ndërsa bashkudhëtarja e saj, shtetasja Silvana Muho 23 vjeç,  ka ndërruar jetë.

Si pasojë e aksidentit është vështirësuar dhe lëvizja e mjeteve në këtë aks të autostradës. Shkak mësohet të jetë shpejtësia e mjetit jashtë normave të lejuara.

Ndërkohë në pamje e rënda duket viktima në rrugë pa shenja jete dhe dyshohet se është marrë zvarrë nga ndonjë makinë tjetër kur ka ndodh aksidenti.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel