Policia e Tiranës është duke vijuar punën me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Përgjatë një jave policia njofton se janë arrestuar 10 drejtues automjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 të pa pajisur me leje drejtimi.

Policia njofton gjithashtu se janë pezulluar 65 leje drejtimi, 26 automjete të ndëshkuara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara shpejtësie, si dhe 67 automjete të ndëshkuara për shkelje të sinjalizimit rrugor të ndritshëm.

Më tej në njoftim thuhet se 157 drejtues mjetesh të proceduar për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve, 63 drejtues mjetesh të proceduar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, si dhe 145 drejtues mjetesh të proceduar për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimi.

Gjithashtu, 172 drejtues mjetesh të proceduar për parakalime të gabuara, janë ndëshkuar me 1670 masa administrative për qëndrime dhe pushime në shkelje të rregullave të qarkullimit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Rrugorët e kryeqytetit kanë vijuar përgjatë një jave, kontrollet e shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe zbatimin e Planit Operacional “Roadpol” janar 2021, për kontrollin e zbatimit të legjislacionit rrugor nga drejtuesit e mjeteve të transportit publik.

Në funksion të kontrolleve policore parandaluese janë arritur këto rezultate:

• 10 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 të papajisur me leje drejtimi;

• 65 leje drejtimi të pezulluara, nga të cilat 40 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 10 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor;

• 26 automjete të ndëshkuara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara shpejtësie;

• 67 automjete të ndëshkuara për shkelje të sinjalizimit rrugor të ndritshëm (semafor);

• 157 drejtues mjetesh të proceduar për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;

• 63 drejtues mjetesh të proceduar për mosdhënie përparësie këmbësorëve;

• 1670 masa administrative për qëndrime dhe pushime në shkelje të rregullave të qarkullimit;

• 145 drejtues mjetesh të proceduar për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit;

• 172 drejtues mjetesh të proceduar për parakalime të gabuara;

• 23 masa të ndryshme administrative për shkelje dhe mangësi në dokumentacion nga drejtues të mjeteve të transportit publik;

• 31 automjete me targa regjistrimi të shteteve të tjera, të shoqëruara në Komisariat, për llogari të strukturave të tjera policore, një nga cilët ka rezultuar automjet i vjedhur.

Policia Rrugore e Tiranës, nisur edhe nga kushtet atmosferike të renduara, apelon për KUJDES maksimal nga të gjithë përdoruesit e rrugës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe kërkon adresimin në kohë të çdo shqetësimi apo anomalie që cenon sigurinë në rrugë.

#PoliciaRrugoreNeSherbiminTuaj🚔
#BashkepunoEdheTiPerSigurine🌧
#KonsideroRrezikunNeseShkel🚦
#ThuajStopShpejtesiseMbiNormat🚑

Top Channel