Pas shumë orëve maratonë në seancë, gjykata kushtetuese rrëzoi kërkesën e Gjykatës së Tiranës e cila prej 2018-ës kishte pezulluar gjykimin dhe i kishte kërkuar gjykatës kushtetuese shfuqizim të një dispozitë që i njihte të drejtën për rishikim vendimi.

Nuk ishin çështjet e nxehta politike, as çështja e pronave dhe as shkelja e të drejtave në procese gjyqësore që e zbritën Gjykatën Kushtetuese pas tre viteve mos funksionim , në seancën e saj të parë.

Por rishikimi i dënimeve gjyqësore, që teksa drejtësia është nën riformatim shumë të dënuar kanë shfrytëzuar facilitetet ligjore, dhe kanë kërkuar rishikime dënimesh në shkallët e para.

Por gjyqtari Erjon Bani, duke ju referuar kërkesëes të të dënuarit Artan Muça e pezulloi çështjen dhe ja çoi për shqyrtim gjykatës kushtetuese me argumentin se nuk mundet që një gjykatë e shkallës më të ulët të vleresojë vendimet e gjykatave më të larta.

Në axhendën e gjykatës kushtetuese si prioritare për muajin shkurt janë njoftuar 6 çështje , mes tyre padia e shoqatës kombëtare “pronësi me drejtësi ” për çështjen e pronave, mandej kërkesat e qytetarëve kundër parregullsive gjyqësore dhe padia e Kontrollit të lartë të shtetit për financat e qeverisjes vendore.

Ndërkohë pa datë mbeten paditë me përmbajtje politike si çështja e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, përplasja mes kryeministrit dhe presidentit për dekretet e ministrave, si dhe padia e partisë Republikane që kundërshton ndalimin e tubimeve politike për shkak të masave anticovid.

Sidoqoftë për shqetësimin e masave anticovid, pavarësisht se kur do të zbresë në seancë për ta shqyrtuar kërkesën në fjalë, Gjykata Kushtetuese është treguar e qartë me njoftimin se seancat plenare do të mbahen pa praninë e publikut për shkak të masave kufizuese anticovid.

Top Channel