Xhoni dhe Ermelao ishin fituesit e sezonit të dytë të rubrikës Beauty. Ata ishin të ftuar në emisionin “Shqipëria Live” së bashku me autoren Argjira Spanca dhe moderatoren Fjoralba Ponari, ku folën për emocionet dhe gjithçka përjetuan në finale.
Një prej vajzave që arriti në finale përballë Xhonin për trofeun e “Make Up”, u zhgënjye që nuk ia doli të rrëmbente fitoren dhe reagoi menjëherë duke thënë se nuk është e drejtë. Ponari e shpjegoi këtë situatë duke thënë:
“Anxhi ka qenë e përzgjedhura e Suelës në bazë të ecurisë. Pra ishte një eleminim i mundshëm deri në finale. Në finale pati vetëm në 3 sfida dhe në të treja, fitues u shpall Xhoni. Dhe ajo kishte ngritur shpresa që do ta rrëmbente fitoren. Filloi të qante dhe në një moment i afrohem për të më ngushëlluar, më largoi. Kur sheh njerëz që kanë mentalitetin e fituesit dhe kanë luftuar në mënyrë agresive dhe nuk e shohin fitoren, ndihen të zhgënjyer.”
Xhoni tha se Anxhi ia kishte ushqyer vetes se do të merrte triumfin, ndërsa Ermelao, i cili ishte mik me të, u shpreh se do të donte që ajo të ishte fituese.
Xhoni: Mendoj që Anxhi e mbushi veten dhe ishte çështje meritokracie. Aty nuk kishte të bënte me dobësi, por nuk e dha veten aq shumë sa të fitonte cmimin. Është dikush që e ka vendosur.
Ermelao: Unë do bashkangjitesha në mendimin e Argjirës. Ndonjëherë nuk duhet shumë vetëbesim sepse rrugës ndodhi diçka që e rrëzoi totalisht. Unë kam qenë gjithmonë suportues i atyre që punojnë fort. Me aq sa pashë tek Xhoni, është shumë i talentuar. Anxhi ishte tek ekstremet, ishte më shumë glam. Kanë stile të ndryshme. Për fituesin s’kam çfarë të them se vendimi u mor. Unë kam pasur dëshirë që të ishte Anxhi fituesja. Që kur e kam parë në fillim në sfida, më ka pëlqyer.
Sa i përket situatave që kanë ndodhur në emision, Argjira rrëfeu se Valteri e ka lodhur më shumë, por vazhdon ta ketë xhan. Moderatorja Ponari u shpreh se ka pasur raste që e ka ngritur tonin e zërit, megjithatë është përpjekur që të qëndrojë brenda kornizave. Autorja dhe moderatorja kanë debatuar me njëra-tjetrën, por e kanë zgjidhur nëpërmjet miqësisë.
Fjoralba Ponari: Ka pasur momente që kam ngritur edhe tonin që nuk do doja ta kisha bërë kurrë, por gjithmonë jam përpjekur që të qëndroj brenda kornizave. Roli im është asnjëanëse, duhet thjesht të kaloj fjalën, por është dhe rol i fuqishëm sepse edhe duhet të ndërhysh në disa raste. Më e nevrikosur me veten do isha po të mos reagoja.
Ponari theksoi se nuk do të ketë rikthim në sezonin e ardhshëm dhe do të qëndrojë në pauzë pasi ka qenë e mbingarkuar me punë, por në rast se do e ketë të nevojshëm rikthimin, Edi Manushi ia ka bërë të qartë se e ka derën të hapur.
Fjoralba Ponari: Manushi më ka thënë që e kam derën e hapur për tu rikthyer kurdo që ta ndjej veten gati për tu kthyer në gjirin e familjes. Në këto momente që flasim e kam të nevojshme të marr një pauzë. Nëse do e shihja një rikthim, besoj se do të jetë i kësaj natyre.
Top Channel