Ilustrim

Përkeqësimi i motit vijon të mbajë të pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla në portin e Vlorës.

Sipas Kapitenerisë se Portit , përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jetë në datën 27.01.2021 ora 12:00.

Sakaq në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 48 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jenë si më poshtë :

era dhe deti në drejtimin JUG-JUGPERENDIM forca 5-6bft 10-15m/s brenda gjirit të Vlorës;

dhe jashtë gjirit të Vlorës : era dhe deti në drejtimin JUG-JUGPERENDIM forca 6-7bft deri 8bft 15-25m/s jashtë.Janë pezulluar të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. 

Anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar !

Në datën 25.01.2021 në orët e para të ditës do të ketë një permisim të lehtë në drejtimin Veri-VeriPerëndim por do të përkeqësohet përsëri në drejtimin JUG-JUGPERENDIM me kushtet e mëparshme.

Top Channel