Politika në Tiranë është trazuar së fundmi pas një hetimi nga antimafia në Itali, ku të paktën 50 persona janë vënë në pranga mes tyre edhe një shqiptarë.

Ajo që ka ngjallur interes në vendin tonë është fakti se gjatë përgjimeve nga hetuesit italianë, kanë dalë biseda për interesin e e anëtarëve të grupit mafioz Ndrageta, për të penetruar në Shqipëri përmes investimeve.

Pretendohet se në këto përgjime flitet edhe për një ndërmjetës që ka njohje me rangje të larta të krerëve dhe politikanëve në Shqipëri.

I ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel me Denis Dyrnjaja, ka qenë gazetari Carlo Bolino.

Prej ditësh në vendin tonë, portalet informative ‘zien’ pasi sipas pretendimeve përmenden emra të krerëve të shteti në vendin tonë.

Dyrnjaja: Juve jeni njohur me këtë dosje. A mund të më shpjegoni për çfarë bëhet fjalë?

Carlo Bolino: Hetimet janë zhvilluar nga Drejtoria Antimafiza në Catanzaro Calabria. Ka filluar në vitin 2017 dhe tani janë përfunduar me 50u urdhër arresti mes tyre një shqiptarë. Është një grup të lindur dhe kryesuar nga një italian i quajtur Antonio Garlo. I cili është përshkuar nga prokuroria si një gjysmë biznesmen që ka qenë ndërmjetës mes 4 eksponentë të Ndraghetës që është mafia kalabreze. Politikanë italiane dhe biznesmenë Italianë të cilët e kanë provuar me firma të ndryshme për të pastruar para kryesisht në  në Italia me kompani fiktive. Dhe pikërisht këto kompani janë përfshirë 8 shqiptarë që nuk janë arrestuar kanë punuar si mbulesa njerëz të zakonshëm punëtorë të thjeshtë. Që kanë vendosur si ortak dhe administrator kompanitë fiktive. Në këtë përpjekje Antonio Garlo ka kërkuar ndihmë dhe mbështetje nga një ish nënoficer i Guarda di Finanza. Ka qenë brenda akoma në atë kohë në Calabri. Erkole da Alesandro. Pretendon që kishte lidhje të fortë me ambiente të ndryshme jo vetëm në Itali por edhe në Shqipëri. Pasi ëtshë paraqitur për operacione sekrete me lidhje me politikanë.

Dyrnjaja: Është një mashtrues apo ekzistojnë vërtetë lidhjet e këtij personi?

Bolino: Unë e kam lexuar dosjen, 1500 faqe që ka nënshkruar Prokurori antimafia. Dhe 400 faqe që ka firmosur gjykata. Tani për sa i përket çështjes shqiptare nuk ka asnjë fakt konkret. Përveç shumë premtime dhe propozime se nuk duken njohuri konkrete. Vetë prokurori pranon që deri më 2018 ku është koha e përfundimit të hetimit. rezulton që e gjitha premtimet e bizneset në Shqipëri nuk janë realizuar fare.

Durnjaja: Ka bërë pastrim parash grupi në Italia. Sa janë gjasat që të kenë bërë edhe në Shqipëri. Flitet që ambienti të lejon ta bësh këtë gjë.

Bolino: Në përgjimet ata flasin shpesh për mundësi që ofron Shqipëria dhe e përshkruajnë si Calabria e viteve 60’. Por janë biseda me shprehje që ka korrupsion dhe mund të bësh biznes me ryshfet. Si një parajsë për pastrim parash. Por në disa pjesë pranojnë që nuk kanë akses në ambientet politike që kanë vendimarrjen. Në një bisedë tjetër thanë që mund të ndërtojnë dhe thonin që nuk na lejojnë se ne jemi Italinë. Kanë menduar që të hapin  fabrikë betoni dhe u tha që ka shumë fabrika betoni.

Bolino: Për sa i përket takimit dhe bizneseve konkrete, përmendet vetëm një rast që quhet, “Gallo Albania”. Nga bilancet ata janë në humbje dhe viti 2018 kishte 400 mijë lekë të reja humbje. deri në 1.8 mln të reja humbje.

Drynjaja: Mos ka qenë trampolinë për në QKB?

Bolino: Mund të ishte një kompani për të fituar shumë tendera.

Bolino: Për hir të vërtetës, presidenti i Republikës, Ilir Meta është përmendur në forma tërthorazi. Në kuptimin që e ka paraqitur si një mundësi për ta prezantuar presidentin por jo që është bërë konkretisht.

Dyrnjaja: Po pse duhet ai?

Bolino: Por duan të falsin për të treguar sa të fortë ajnë. Se kemi askes. Madje në mediat italiane e përmendin si një mitoman. Që parashtron marrëdhënie edhe tek drejtësia e politika italiane. nuk dihen kontaktet konkrete për nënoficerin, jo ndonjë biznesmen i njohur. Është figurë histerike në hetuesinë italiane që ka dalë në pension. Është vetëprezantuar, ai kishte një qëllim se djali i vet ka futur atë “Gallo Albania” që punonte brenda kompanisë.

Dyrnjaja: Flitet për Nikun? Kush është.

Bolino: Me shumë gjasa bëhet fjalë për një biznesmen të quajtur Besnik Halialaj. Është administrator i një prone italiane tek grupi ‘Sol’ që tregton oksigjen. Ka fituar shumë tendera nëpërmjet spitaleve private e publike. Është kompani e vjetër. Nuk ka asnjë lidhje konkretisht. Dhe kishte një njohuri me atë të nënoficerin e Guarda di Finanza. Interesi dhe objektivat që një mafioz mund të ketë. Unë si gazetar kam dëgjuar qindra përgjime kur flitet për invetime kolosale që mund të vijnë të investohen. Edhe ky Gallo thuhet se flet për tendera kolosale në Itali me kompani gjigante si Enel. Por kjo ishte lista e ëndrrave, Por është ka bërë pastrim parash. Qarkullim faturash false. Për sa i përket Shqipërisë, nuk ka asgjë konkrete. Ky Niku pse është përmendur? Se ai pretendonte sipas referatave indirekte nuk ka folur asnjëherë dhe nuk ka asnjë përgjim. E përmendin si një shok. Nikun e kanë përmendur se kishte tre licenca për të ndërtuar tre kulla në Tiranë. Por nuk ka kompani ndërtuese. Edhe kullat në Tiranë janë dhe i njohin kush janë pronarët. Por cilat para, parat e mafias. Por në përgjime thanë se nuk kanë lek për të investuar. Pra pastrim parash nuk funksionon nga bankat. Por vetëm me lekët Cash, që futen në ndërtime. Nëpërmjet shitjeve përfundojnë në banka. Ata bëjnë të kundërtën.

Denis Dyrnjaja: Mos kemi të bëjmë këtu me një tullumbave të fryrë e cila, ka të bëjë më fantazi dhe pak mashtrim mes këtyre individëve në Itali.

Bolino: Por sa i përket Shqipërisë unë e kam përkufizuar si një flluskë sapuni. Të paktën deri më tani. Nuk përmendet fare asnjë akuzë. Janë arrestuar për vepra penale në Itali jo në Shqipëri. Vetëm përpjekjet e Antonio Gallo për të penetruar në vende jashtë Italisë, edhe Maqedonia është përmendur edhe Mali i Zi. Pra për të treguar fuqinë. Por vetëm një dyqan në Tiranë kanë.

Dyrnjaja: Flitet për një eurodeputet që njihet për koecidencë me kreun e PD-së, Lulzim Basha,. Qëndron brenda kuadrit spekulativ?

Bolino: Po natyrisht se nuk kemi asnjë konfirmim. Pretendohet se ishte duke takuar një person që ishte krahu i djathtë i këtij politikani. Gjithmonë po flasim për hipoteza. Pra vetë prokuroria nuk e beson. Vetëm në disa media në Shqipëri mendon që një mashtrues është burim për të faktuar prova.

Top Channel