Para të fshehura brenda dritës së makinës, sekuestrohen 55 mijë euro me valuta të ndryshme, mes tyre edhe lekë
Brenda 24 orëve, rreth 500 hektarë tokë të tjera janë përmbytur në zonën e nën Shkodrës si rezultat i reshjeve të dendura të shiut.
Në total janë rreth 1400 hektarë nën ujë dhe situata me problematike paraqitet në njësinë administrative të anës së malit aty ku Oboti u izolua sërish dhe tashmë në rrugën kryesore ka rreth 60 cm ujë.
Grigor Pema, kryeplaku I Obotit prej 12 vitesh, na tregon se si është situatë në fshatin e tij
Oboti, është braktisur nga të rinjtë të cilët kanë emigruar thotë kryeplaku, dhe tashmë së bashku me forcat e ushtrisë duhet të ndihmojë të moshuarit dhe të sëmuret gjatë këtyre ditëve izolimi.
Reshjet e shiut kane shtuar edhe prurjet në kaskadën mbi lumin Drin. KESH raporton se në Vaun e Dejës,po shkarkon në total nga prodhimi dhe portat, 700 metër kub ujë në sekondë ndërsa nivelet e ujit në 3 hidrocentralet janë disa metër larg pikës maksimale.
Top Channel