Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Rudina Hajdari gjatë mbledhjes online të ditës së sotme tha se duhet të shikohet me vëmendje lidhja e anëtarëve të politikës shqiptare me “Ndrangheta”-n, organizatën kriminale italiane.
Ajo thekson se krimi i organizuar është i veshur me pushtet dhe prandaj vazhdon duke u zgjeruar në të gjithë vendin. Sipas Hajdarit vetëm duke i çuar të implikuarit në krim para drejtësisë, do të mund të futemi në BE.
“Mbetet për tu parë me vëmendje përgjimet që kanë dalë në pah që tregojnë mbi një aferë të shëmtuar korruptive mbi anëtarët e qeverisë me një ndër mafiat më të rëndësishme në Itali. Fakti që vazhdohet të ecet në këtë mënyrë dhe qeveria aktuale vijon me këto afera dhe quhen të tilla sepse bëhen gjatë fushatës. Të gjitha këto afera i japin Shqipërisë një damkë që vazhdon ta ketë prej vitesh, krimi i organizuar është i veshur me pushtet dhe prandaj vazhdon dhe për tu zgjeruar në të gjithë vendin. Unë vij nga një vend problematik siç është Elbasani dhe qytetarët mezi presin që kjo çështje të zgjidhet dhe kushdo që të jetë i implikuar të shkojë drejt një drejtësie të pavarur. Vetëm kështu mund të ecim drejt integrimit dhe të vlerësohemi drejt BE dhe vetëm kështu mund të kemi një vullnet politik për të ecur përpara. Nëse nuk ka ndëshkime më 25 prill, kam frikë se mos krimi do të prekë zgjedhjet e do të ndjehet më së shumti në rrethe. Kjo është një thirrje apeluese. Nuk kemi asnjë lloj justifikimi për të mos çuar për të bërë një hetim të plotë për të shkuar drejt drejtësisë dhe kur të vijnë zgjedhjet e ardhshme të mbajmë zgjedhje të ndershme. Do të kemi edhe ODHIR këto ditë”, tha Hajdari.
Top Channel