Harron qiriun ndezur dhe gati sa nuk i digjet shtëpia/ Shpëton për mrekulli 76-vjeçari në Fier (pamjet)

25/01/2021 10:09

Një ngjarje që mund të përfundonte tragjikisht është shmangur në Fier.

Sot rreth orës 09:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Ll. Xh., 76 vjeç, si pasojë e një qiriu të ndezur, ka marrë flakë tapeti dhe janë djegur disa orendi.

Por fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel