GREQI- Mario Metaj, 27-vjeç është ekzekutuar  me 5 plumba mbrëmjen e sotme në Greqi.

Top Channel mëson se viktima është vrarë në zonën e kryqëzimit Kourtesis, në Patras. Burimet bëjnë  me dije se ai është qëlluar për vdekje nga një bandë rivale shqiptare.

Viktima ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij ku një makinë tjetër i ka prerë rrugën duke shkaktuar edhe një aksident. Më pas autorët që dyshohet se kanë qenë të paktën dy persona kanë qëlluar ndaj tij duke e lënë të plagosur rëndë. Ai është transportuar për në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa mësohet se janë vënë në kërkim të dy autorëve që hapën zjarr ndaj 27-vjeçarit shqiptar.

Përplasja e bandave shqiptare në Greqi po bëhet problem për policinë greke. Jo shumë ditë larg, në Athinë u vra Edmond Llangozi ndërsa në atentat mbetën të plagosur rëndë djemtë e tij Mihal dhe Anxhelo Llangozi. Për këtë vrasje u tha se shkaku ishte një borxh financiar prej 600 euro që familja e të ndjerit i kishte autorit me origjinë shqiptare.

FOTO GALERI
2/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA