SHKODËR- Bledar Cafi, 41 vjeç është arrestuar pasditen e sotme në Shkodër.

41 vjeçari është arrestuar pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga drejtësia Italiane. Ai pritet të ekstradohet në ditët në vijim, pasi akuzohet për pjesëmarrje në organizata kriminale.

Cafi njihet ndryshe edhe si një nga të fortët e Shkodrës. Më herët Operacioni Forca e Ligjit u dërgoi formularin vëllezërve Cafi për justifikimin e pasurisë, pasi kanë disa biznese në qytetin e Shkodrës.

Disa vite më parë Cafi u arrestua në Francë dhe u ekstradua në Shqipëri, ndërsa tashmë 41-vjeçari i njohur si i “forti”i Shkodrës do të ekstradohet në Itali për t’u përballur me drejtësinë përtej Adriatikut për akuzat që janë ngritur kundër tij për pjesëmarrje në organizata kriminale.

Top Channel