Aksident te “Bishti i Zhurit”/ Po transportonte të sëmurin në spital, ambulanca përplaset me “Benzin”, 6 të plagosur

24/01/2021 19:42

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të diel në rrethrrotullimin e Bishtit të Zhurit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një mjet tip Benz me targa AA882YU ka dal nga korsia ku udhëtonte drejt Tiranës dhe është përplasur me një autoambulancë të spitalit rajonal të Fierit, me targa AA054KV, që kthehej nga Tirana.

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur drejtuesi i ambulancës shtetasi F. B., dhe pasagjeri shtetasi E. M., si dhe drejtuesi i benzit, shtetasi L. D., dhe pasagjerët shtetasit J. D., E. M., dhe J. B.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe po normalizon qarkullimin e mjeteve në autostradë.

Shkak i këtij aksidenti mendohet të jetë mungesa e ndriçimit në këtë rrethrrotullim dhe reshjet e dendura të shiut, si dhe shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte mjeti tip benz.

Kavajë/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, janë përfshirë në përplasje ambulanca e spitalit të Fierit me drejtues shtetasin F. B., dhe pasagjer shtetasin E. M., me mjetin me drejtues shtetasin L. D., dhe pasagjerët shtetasit J. D., E. M., dhe J. B. Si pasojë e aksidentit janë dërguar në spital 6 shtetas për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel