Foto ilustruese

Tre shqiptarë të shpallur në kërkim janë arrestuar në Tiranë.

Ata janë Blerim Levonja, 34 vjeç, i ekstraduar nga Gjermania, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. A. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. D. K., 28 vjeç,  sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka bërë revokimin e pezullimit të dënimit, duke e dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”.

Gjithashtu A. K., 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”  dhe L. D., 34 vjeç, pasi në lagjen nr.5, Kavajë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dëmtuar xhamat e dritareve të lokalit si dhe kanë tentuar të djegin lokalin e shtetasit B. Rr.

Tiranë

Kapen dhe ndalohen 3 shtetas, të shpallur në kërkim kombëtar.  Arrestohen në flagrancë dhe 5 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.  Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë ligjore nga Strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë ekzekutimi për shtetasin Blerim Levonja, 34 vjeç, i ekstraduar nga Gjermania, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë ekzekutimin e urdhërit të Prokurorit për shtetasin në kërkim A. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.  Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim D. K., 28 vjeç,  sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka bërë revokimin e pezullimit të dënimit, duke e dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. B., 29 vjeç, banues në Tropojë, sepse tek sheshi “Karl Topia”, u kap duke drejtuar mjetin me leje drejtimi e dyshuar falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. K., 31 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”) dhe L. D., 34 vjeç, pasi në lagjen nr.5, Kavajë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dëmtuar xhamat e dritareve të lokalit si dhe kanë tentuar të djegin lokalin e shtetasit B. Rr. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. K., iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi farash lëndë e dyshuar narkotike e llojit canabis sattiva.  Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : F. R., 56 vjeç dhe A. L., 53 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.  Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprimet e mëtejshme.

Top Channel