Iu sekuestrua 5 mln euro pasuri e dyshimtë, kush është mirditori që Basha e Tabaku e kanë numërues të parë në njësi

23/01/2021 14:53
Vëllezërit Sokol dhe Elson Marku

Pak ditë më parë gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raportoi se dy vëllezërve iu është sekuestruar 5 milionë euro pasuri.

Vëllezërit Sokol dhe Elson Marku dyshohet se pastronin paratë e dro gës duke dhënë para me f ajde, ku sipas prokurorisë ata u kanë dhënë  personave V.Sh. dhe E.G. Dy vëllezërve nga Mirdita, por me banim në Tiranë u janë sekuestruar  gjithsej 11 makina luksoze, apartamente, lokale dhe biznese të tjera.

Por jo vetëm kaq,  vëllezërit Marku kanë lidhje edhe me Partinë Demokratike. Siç duket nga dokumenti i mëposhtëm, njëri nga vëllezërit, Elson Marku ka qenë numërues i parë në Njësinë nr.8 të Lulzim Bashës dhe Jorida Tabakut. Marku është vendosur numërues i parë nga vetë Basha.

 

Emrat e tyre në listë

Lispagesat e KZAZ ku gjendet emrat e dy vëllezërve Sokol dhe Elson Marku.

 

Top Channel