Historia e Arit të zi, siç cilësohet ndryshe nafta, ka nisur herët në Shqipëri. Ajo është e tejmbushur me përplasje, interesa të forta dhe korrupsion marramendës.
“Veçanërisht gjatë vitit 1923 konkurenca mes grupeve të huaja për naftën u bë shumë e madhe”, thotë Beqir Meta
“Pra, një person i kompletuar për kohen na thotë që kembëngulë që ishte era e naftës ajo që afroi Britaninë nëpërmjet firmës së njohur anglopersiane”, thotë Marenglen Verli
Është një histori me dokumenta të dyshimta që thuajse 100 vjet me parë, kur për të përplaseshin italianët, austrohungarezët, francezët, britanikët e me radhë…Fakte, të dhëna, kulisa e ndoqën këtë sektor deri në ditët e sotme….
Shqipëria është një vend i pasur me naftë, ndaj për këtë pasuri është luftuar gjithmonë, e vazhdon të luftohet edhe sot. Kjo është historia e Arit të zi te Shqipërise dhe te vërtetat qe qëndrojne pas…
Sonte në 20:10, “Gjurmë Shqiptare” e gazetarit Marin Mema sjell një dokumentar me fakte, të dhëna e dokumenta që nuk duhen humbur.
Top Channel