Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në fshatin Dedaj në Pukë.

Viktima është shtetasi me inicialet L.M i cili ka qenë duke udhëtuar me motor dhe ka humbur kontrollin.

50-vjeçari ka dalë nga ura mbi të cilën po udhëtonte, duke përfunduar disa metra poshtë saj.  Fatkeqësisht nga plagët e marra ai ndërroi jetë.

Pukë/Informacion Paraprak

Më datë 22.01.2021 në rrugën e fshatit Dedaj, Njësia Administrative Qelëz, Pukë një motorçikletë me drejtues shtetasin L. M. 50 vjeç banues në fshatin Ukth, Pukë, ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga ku si pasojë ka gjetur vdekjen. Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel