“Gjuha shqipe është identiteti ynë kombëtar, por gjithashtu është edhe një tregues shumë i mirë i nivelit tonë të formimit”.

Rrjetet sociale si Facebook, Whatsapp kanë nxjerr në pah mangësitë e shqiptarëve që kanë në përdorimin e gjuhës shqipe. Këto rrjete sociale kanë deformuar dhe kanë lënë pas zhvillimin e gjuhës shqipe. Përdorimi i dialektit ka bërë që shumë shqiptarë të mos dallojnë  shkronjën dh me ll-në dhe ç me q.

“Këto tinguj jo vetëm që shkëmbehen me njëri-tjetrin gjatë të folurit, por shpesh herë i kemi hasur dhe gjatë të shkruarit. Dashje pa dashje dialekti lë gjurmë tek e folura jonë. Por si mund të jemi ne të kujdesshëm? Në radhë të parë kjo punë fillon që tek mësuesi i fillores. Mësuesi duhet të bëj një punë të jashtëzakonshme për ngulitjen e normës drejtshkrimore”.

Por si mund të shpëtohet gjuha shqipe? Sipas gjuhëtares Elona Gjata të gjithë mësuesit pavarësisht lëndës që japin duhet t’i nënshtrohen testit të gjuhës shqipe.

“Pa përjashtim shqipja duhet të jetë prezente në çdo fakultet. Me patjetër provimi i gjuhës shqipe duhet t’i bashkëngjitet provimeve të kualifikimeve, apo dhe provimeve të pranimit në këto portale pune”.

Për të përshkruar një gjendje të caktuar emocionale sot të rinjtë e shprehin vetëm me një simbol, që mesa duket flet sa për një fjalë. Nga ana tjetër shumë fjalë të gjuhës shqipe së shkruar janë shkurtuar. Për shembull në vend që të shkruajmë për, vendosim vetëm një x. Studiuesja Elona Gjata, këta shqipfolës i vlerëson me notën 4.

 “Mendoj se jo, nuk janë kalues”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA