(FOTO) Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Makinat bëhen “copë e çikë”, një vajzë në gjendje të rëndë

22/01/2021 15:08

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premte në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Paper.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se janë përplasur dy automjete. Shkak i këtij aksident dyshohet të jetë parakalim i gabuar i një prej automjeteve.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, mes tyre një vajzë e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë vajzën nga automjeti i dëmtuar rëndë, siç edhe mund të shihet nga pamjet e siguruara nga Top Channel.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel