Trëndafila të kuq për 4 të rënët më 21 janar/ Rama dhe familjarët e viktimave homazhe në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

21/01/2021 11:29

Kryeministri Edi Rama së bashku më familjarët e viktimave të 21 Janarit kanë bërë homazhe në përvjetorin e vrasjes së tyre në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Ata kanë vendosur trëndafila të kuq në vendin  ku u vranë më 21 janarin e 2011, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, të cilët u shpallën ditën e sotme “Dëshmorë të Atdheut”.

Top Channel