Rihetim për “21 Janarin”/ Nga dëshmitarët tek laboratorët jashtë vendit, këto janë pikat që kërkohet rishqyrtim

21/01/2021 13:33

Teksa sot mbushen 10 vjet nga ngjarja e rëndë e protestës së “21 janarit”, ku katër persona të pafajshëm u vranë në bulevard, teksa opozita e asaj kohe protestonte kundër qeverisë Berisha. protestuesit e 21 janarit, sot është kërkuar një rihetim.

Ashtu siç raportoi dje, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Policia e Tiranës ka kërkuar një rinisje të hetimeve me një letër-kërkesë drejtuar prokurorisë për vrasjen e Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Ata sot kanë marrë statusin e “Dëshmorit të Atdheut”, familjarët përsëritin vazhdimisht apelin për drejtësi, ndërsa rezulton se është e nevojshme të hetohen dhe disa veprime hetimore shtesë:

1. Të bëhet riekspertimi hetimor për caktimin e drejtimit të qitjes për vrasjen e shtetasve Aleks Nika  dhe Hekuran Deda, si dhe plagosjen e Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

2. Të behet riekspertimi i predhës së gjetur dhe sekuestruar në trupin e viktimës Aleks Nika, kjo duke i kërkuar Institutit të Policisë Shkencore nëse shkenca dhe teknika kriminalistike ekzaminuese ka përparuar.

3. Të bëhet ripyetja e personave që kanë dijeni kryesisht ish efektivë dhe efektivë të gardës të planizuar  me shërbim në datën 21.01.2011.

4. Ripyetja e personave pjesëmarrës në tubim të afërm të viktimave si dhe persona dëshmitar që kanë qenë pranë viktimave nëse kanë mësuar ndonjë të dhënë të re me interes për hetimin.

5. Të bëhet rikëqyrja e pamjeve filmike të tubimit të datës 21 jana duke fokusuar konkretisht në vrasjen e Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda si dhe plagosur shtetasit Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

6. Të kërkohet me anë të shkresës zyrtare ISHP Tiranë nëse ka laborator për ekzaminime kriminalistike në vende të BE-së ose jashtë saj në gjendje që të ekzaminojnë predhën e nxjerrë nga trupi i Aleks Nikas.

7. Si dhe veprime të tjera që mund të dalin nga kryerja e detyrave të mësipërme.

Top Channel