Me mbishkrimin “Milot”/ Policia e ndaloi për shpejtës, arrestohet me 22.5 kg kokainë në makinë shqiptari në Itali

21/01/2021 09:53

ITALI- Një shqiptarë me vendbanim në Zvicër, është arrestuar nga karabinierët në Itali.

Sipas mediave italiane, shqiptari i arrestuar është kapur me një sasi prej 22.5 kg kokainë.

Arrestimi i tij dhe sekuestrimi i sasisë së madhe të drogës erdhi nga një kontroll rutinë i kryer nga stafi i Selisë së Policisë Cuneo, si pjesë e parandalimit dhe kontrollit të territorit, të kryer në Verzuolo.

Mësohet se shqiptari po udhëtonte me shpejtësi tepër të madhe me makinën e tij Land Rover-së ” Discovery” SUV, por është pikasur nga policia dhe më pas i është gjetur edhe droga. I arrestuari është rreth moshës 50 vjeç dhe fillimisht kundërshtoi kontrollin në makinën e tij.

Top Channel