Aksidenti në aksin rrugor Çermë-Divjakë, ndërron jetë në spital 62-vjeçari
21/01/2021 14:16
Ka ndërruar jetë në spital shtetasi L. M., 62 vjeç, i përfshirë në një aksident të ndodhur ditën e sotme, në aksin rrugor Çermë-Divjakë.
“Njoftohemi nga spitali Lushnje se personi i dëmtuar, shtetasi L. M., ndërroi jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Aksidenti ndodhi ditën e sotme rreth orës 12:50, në aksin rrugor Çermë-Divjakë.
Sipas policisë, shtetasi B. L., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin L. M., 62 vjeç, banues në Divjakë, i cili fatkeqësisht humbi jetën në spital.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit, shtetasi B. L., dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel