4 të vrarët e ’21 janarit’ shpallen ‘Dëshmorë të Atdheut’/ Rama: Dosja e të akuzuarve si një libër satirik… ja çfarë thuhet në të

21/01/2021 10:53

TIRANË- 4 të vrarët para kryeministrisë më 21 Janar, shpallen ‘Dëshmorë të Atdheut”.

Teksa ka folur për vrasjen në Bulevard të Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Aleks Nikaj, sot kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka thënë se është një ditë reflektimi në rrugën e reformimit të sistemit të drejtësisë.

Rama më tej ka thënë se procesi i formatimit të sistemit në Drejtësi po vijon dhe shpresa nuk duhet humbur. Ai ka shtuar se nëse duhet të shohim dosjen e personave të akuzuar për 21 Janarin, sipas tij mund të mendohet se në fakt janë faqet e një libri satirik.

“Dy persona të evidentuar si persona që kanë vrarë konsiderohen nga gjykata si dy individë që nuk kanë bashkëpunuar dhe nuk e njihnin asnjë prej viktimave dhe nuk kanë bashkëpunuar me persona të tretë.” ka thënë Rama ndër të tjera.

Sipas Ramës duke cituar gjykatën, këta persona nuk kanë dashur të vrasin por kanë krijuar viktima.

“Njësoj si terroristët që vënë bomba dhe nuk i njohin viktimat” ka deklaruar Rama.

Më tej ai e ka cilësuar si absurd dhe si jetë reale e sistemit të drejtësisë që po përballet qeveria në pozicionin që i takon. Ai ka shtuar se po përpiqen ët gjitha strukturat për të çuar para sistemin e Drejtësisë.

“Nuk jemi ne të bëjmë prokurorin apo gjykatësin por të siguruar sistemin e drejtësisë të bëjnë këtë që njerëzit kërkojnë për 21 Janarin dhe për shumë padrejtësi të bëra, dhe në kushtet ku sistemi i Drejëtsisë është ende larg që garanton drejtësinë për të gjithë. Jemi ne që vijmë nga rruga e kësj tragjedie që e vendosur në rendin e programeve, pro në rrugën e zgjidhjes në clirimin e drejtësisë edhe në vendin tonë një drejtësi të denjë. Për një shtet funksional. Nëse e shohim 21 janarin me sytë e të djeshmes ka 1001 fjalë për të argumentuar që nuk është bërë asgjë. Sot katër dëshmorët e 21 janarit nuk prehen të qetë. Familjarët e tyre dhe të gjithë të afërmit sa herë që ajo plagë dhemb nuk ka sesi të marrin frymë të lehtësuar, sëpaku që të jetë bërë drejtësi. Por nëse e shohim në sytë e të së nesërmes. Transformimi po funksionon. Jemi në mes të rrugës. Në cdo drejtim. Si sot me rindërtimin që ka themele të hedhura dhe kata që ngrihen. Ku janë sot ata që duke përdorur cekicin e gjykatësit e sakatuan me senca gjyqësore të drejtën e familjarëve dhe shoqërisë për të parë drejtësi me 21 Janarin. Një pjesë e tyre nuk janë më dhe janë larguar si pjesë e llumit që vazhdon të pastrohet si pjesë e llumit. Disa të tjerë janë larguar duke u dorëhequr. Dhe një pjesë tjetër janë në punë se nuk ju ka ardhur radha ende duke qen se janë në shkallën e  parë.Mbase shumëkush ka menduar që vetingu është një kohë shkalle ndëshkimore. Vettingu është filtri që pastron prurjet në sistemi. Është pastruar nga kanceri që degradoi sistemin duke degraduar organizmin e shtetit. Do jetë faza tjetër e sistemit të pastruar nga kanceri që do të realizojë atë që njerëzit presin me padurim. Goditjen e të gjithë atyre që morën peng drejtësinë dhe e bënë vendin tonë ku e drejta shitej e blihej.” ka thënë Rama.

Lajmi në përditësim…

Top Channel