Dita e enjte rezervon ndeshjen më të madhe të futbollit shqiptar, derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës i cili në këtë situatë të pazakontë, do të luhet në “Elbasan Arena”.
Me një diferencë prej vetëm 3 pikësh me njëra tjetrën në klasifikim në favor të të kuqve, tek Tirana të paktën në perceptim është, e papërfillshme.
Nevil Dede: Ne duam ta shijojmë derbin dhe ta fitojmë. Eshte një ndeshje e thjeshte per trajnerin per te motivuar lojtaret.
Në 14 ndeshjet e zhvilluara deri më tani kritikat kanë qenë të shumta për rezultatet dhe shkëputjen prej 12 pikësh të bardhebluve me kryesuesit e Vllaznisë, por trajenri Dede ka një tjetër këndvështrim.
Nevil Dede: Jemi skuadra qe kemi 10 jave pa humbje, por i kam kerkuar ekipit qe para ndeshjes me Kastriotin qe te bejme 10 fitore radhazi.
Një nga blerjet e reja, të qëlluara në shenjë për Tiranën, është portieri Visar Bekaj, i cili në këtë derbi të dytë duket i sigurtë për fitoren.
Visar Bekaj: Shume ndeshje nuk kemi qene i gjithë ekipi por këtë herë do të fitojmë me partizanin ishalla.
Bardheblutë kanë pësuar vetëm 9 gola dhe janë mbrojtja e dytë më e mirë në kampionat, por sulmi nuk ka qenë në këtë nivel.
Visar Bekaj: Ne fazën e mbrojtjes jam i kënaqur por sulmi me afrimet e reja mund te bej diçka më tepër.
Top Channel