Rama: Biznesi, gjithçka on line/ Parashikohet që të ardhurat të rriten me 31% deri në fund të mandatit

19/01/2021 15:07

“Fiskalizimi jo vetëm do të transformojë tërësisht mënyrën e faturimit për bizneset, por do shërbejë si një instrument për formalizimin e ekonomisë. Kështu deklaroi kryeministri Rama në konferencën ‘Ekonomia në fokus’, ku deklaroi se në 4 vitet e ardhshme çdo gjë do të jetë online për biznesin.”

Kreu i qeverisë dhe drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj kanë hedhur poshtë zërat se fiskalizimi do të rëndojë më kosto shtesë bizneset.

“Investime që duhet të bëjnë bizneset është një lidhje internet jo më shumë se 7 euro në muaj dhe duhet të kenë një telefon, një tablet dhe një printer i cili është një printer jo fiskal. Në maksimumin e tyre, si kosto fillestare një biznes I ri që hapet sot ka 132 euro fillestare dhe 7 euro në vit si kosto mirëmbajtje. Nuk ka nevojë as të marrë certifikatë elektronike sepse edhe ajo ëhstë e mbashtur nga VKM përmes portalit Self Care. Sa i përket biznesit të madh, ai ka një shumëllojshmëri zgjedhjesh. Nuk do ketë më program kontabiliteti dhe një kasë fiskale, por një zhvillimi të programit me sistmein e fiskalizimit nga 100 euro në vit ose edhe 0 euro në vit pasi tregu është i lirë. Nuk duhet abuzuar me ofertat e kompanive që po shesin edhe shërbime të tjera sëbashku me fiskalizimin.”

“Kemi realizuar integrimin e  sistemit aktual me sistemin e ri. Nuk do jetë e nevojshme që biznesi të marrë sistemin që ka dhe ta flakë dhe të bëjë një sistem të ri, por do përshtatë sistemin që ka me sistemin e ri”, u shpreh Rama.

Qeveria pret që nga reforma e fiskalizimit të rrisë me rreth 10% të ardhurat në buxhetin e shtetit, teksa ministrja e Financave Anila Denaj deklaron se në vitet e ardhshme ky tregues pritet të arrijë në 31%  e PBB-së si rrjedhojë e përmirësimit të politikës fiskale.

“Jemi këtë vit duke implementuar sistemin e fiskalizimit dhe gjithë rezultatet i presim në 3 deri në 4 vitet e ardhshme. Për të synuar 31% rritje të të ardhurave deri në fund të mandatit të tretë.”

Fiskalizimi ka nisur fazën e parë të zbatimit për bizneset që kanë marrëdhënie me shtetin ku përfshihen 7600 subjekte dhe në fazat pasardhëse pritet të implementohet edhe biznes me biznes dhe biznes konsumator brenda vitit 2021.

Top Channel