Mbajti një pankartë ku shkruhej “njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë” kur Trump hyri në Kongres, përfaqësuesi demokrat nxirret jashtë nga salla
Gjuetia ka nisur për femrën vrasëse profesioniste që eliminoi me gjakftohtësi një ish-guvernator në tualetin e një restoranti në Meksikë, teksa një skuadër me femra vrasëse dyshohet se po zhduk ‘objektivat’ e bandave rivale të drogës në të gjithë vendin.
Autoritetet kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë të gruas që besohet se ka qëlluar nga afër tre herë guvernatorin e Jalisco sipas porosisë së bandave në luftën për territorin e trafikut.
Mediat lokale thonin se guvernatori Aristoteles Sandova, ish-anëtar i Partisë Revolucionare u qëllua prapa koke, me një plumb të dytë në zemër dhe një tjetër në bark.
Një shpërblim prej 40 000 dollarësh është vendosur për autoren e ekzekutimit brutal të 46-vjeçarit në Puerto Vallarta, Jalisco.
Në pamjet e ngjarjes së 18 dhjetorit në restorantin Distrito 5 shihet gruaja bionde me një bashkëpunëtor mashkull, që largohen nga restoranti pas gjakderdhjes.
Prokurori i Jalisco, Gjeneral Gerardo Solis Gomez njofto për shpërblimin për çdo informacion që do të çonte në arrestimin e të dyshuarve.
“Dy njerëz janë identifikuar, një burrë dhe një grua, në lidhje me ngjarjen. Zyra e prokurorit ofron 1 milionë pesos ($40 000) për ata që japin të dhëna të sakta për ta,” tha Solis.
Sandoval kishte ardhur ne restorant me tre miqtë e tij, biznesmenët Eduardo Riguero, Joaquín Sandoval, dhe Patricia Ceballos.
Megjithse kishte rojet e sigurisë me vete, ai u vra kur u ngrit për të shkuar në tualet rreth orës 01.00.
Autoritetet thanë se pas ngjarjes punonjësit e restorantit kishin pastruar vendin e krimit pa lejen e autoriteteve.
Në pamje të shpërndara tregoheshin punonjës të restorantit Distrito 5 që pastronin dyshemetë pranë barit dhe korridoret drejt banjës.
Autoritetet dyshojnë se në ngjarje është përfshirë karteli i drogave Jalisco New Generation.
Viktima Sandoval kishte qenë guvernatori i shtetit meksikan nga 2013 në 2018.
Zhvillimi vjen teksa në vend po njihen skuadra femrash vrasëse që joshin viktimat e tyre burra para se t’i eliminojnë brutalisht.
Të njohura ndryshe si Sicarias – që do të thotë “vrasëse me pagesë” – ato përdorin pamjen e tyre joshëse për t’u afruar me viktimat.
Vajza të vogla deri ne 7-8 vjeçe, merren peng nga kartelet e drogës për t’u stërvitur si vrasëse, ndërsa të tjera joshen nga stili milioner i jetesës i trafikantëve milionerë.
Në shtator 2019 vrasësja kryesore e mafiozit El Chapo, Claudia Ochoa e njohur ndryshe si “Kim Kardashian e krimit” – u gjet e vdekur në shtëpinë e të dashurit.
Por pasuese të shumta të saj shfaqin stilin gjakësor dhe ekstravagant të jetesës në rrjetet sociale duke pozuar më armë, veshje ushtarake apo me kafshë ekzotike.
Top Channel