Gent Sejko në Forumin për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore: Sektori bankar ka dhënë kontribut mjaft pozitiv në përballimin e krizës

14/01/2021 16:33

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se ky sektor iu përgjigj pozitivisht dhe në mënyrë aktive vendimit për shtyrjen e pagimit të kësteve të kredisë për kategori të caktuara huamarrësish dhe ristrukturimit të kredive për kategori të tjera.

Në njoftimin për shtyp të Bankës së Shqipërisë thuhet se guvernatori deklaroi në forum që ndërhyrja e politikave kishte një efekt të drejtpërdrejtë pozitiv dhe pritet të parandalojë ndërtimin e dobësive afatgjata në sektorin privat.

Guvernatori theksoi se kriza nga pandemia ka stimuluar inovacione të mëdha dixhitale dhe financiare si përgjigje e masave të distancimit social, regjimeve të punës nga shtëpia dhe ndryshimit të sjelljes së konsumatorit. Në këtë drejtim vihet re një rritje e kërkesës për përdorimin e instrumenteve elektronikë, kërkesë e cila është akomoduar më së miri nga Banka e Shqipërisë nëpërmjet përmirësimeve infrastukturore të sistemeve të saj, uljes së kostos së përdorimit të këtyre sistemeve dhe miratimit të Ligjit për Shërbimin e Pagesave”, shkruhet në njoftim.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA