Fermerët, naftën pa taksa /Në Korçë do e përfitojnë 9 mijë persona

14/01/2021 12:27

Fermerët shqiptarë prej vitesh kanë kërkuar heqjen e akcizës dhe taksave të tjera mbi naftën që përdoret për bujqësinë, sepse këto u rëndojnë shumë ekonomive të tyre.

Ndërsa brenda pak ditësh pritet të nisin aplikimet për tu bërë pjesë e skemës lehtësuese të heqjes së akcizës së naftës në qarkun e Korçës janë 9000 fermerë që përfitojnë. Domosdoshmëria për të qenë të pajisur me nipt fermeri nga ana tjetër ka bërë që të dyfishohen edhe aplikimet për tu pajisur dhe për të për mbushur këtë kriter.

Nga ana tjetër ka ende fermerë që edhe pse mund të përfitojnë nga kjo skemë duken ende të paqartë për procedurat dhe lehtësimin në kostot e tyre ndërsa pohojnë se fitimet në kultivimin e disa prodhimeve si gruri apo misri janë minimale.

Por ndërsa fermerët shqetësohen se nga Nipt mund t’ju lindin detyrime, nga Drejtoria e Bujqësisë bëhet me dije se për ta nuk ka asnjë kosto shtesë.

Prej 15 janarit dhe deri në 25 shkurt fermerët kanë mundësinë që të aplikojnë për të përfituar nga ky regjim i ri që u jep naftën pa taksa dhe që thuajse përgjysmon shpenzimet e tyre por skema lë jashtë fermerët apo familjet fermerë që kanë më pak se 4 dynym tokë.

Top Channel