
Dhjetëra banorë të fshatit Bardhaj, dolën kundër një investimi qe po kryen bashkia e Shkodrës.
Ata ndaluan punimet qe po bëhen në rrugën e re pasi dyshojnë se ky segment do të shërbejë për të depozituar mbetjet e bashkisë së Shkodrës pas ndalimit të kontratës me landfildin e Bushatit.
Në mbështetje të banoreve doli edhe prifti i zonës dom Raffaele Galiardi.
Pjerin Marku administrator i Gurit të Zi takoi banorët duke u shprehur se nuk ka asnjë qëllim për depozitim mbetjesh në këtë territor .
Qe prej 6 Janarit, bashkia e Shkodrës është futur në një krizë të menaxhimit të mbetjeve urbane. Landifildi i Bushatit, në të cilin depozitonte prej vitesh, ketë fillim viti ka rritur në masën 43% çmimin. Tarifat e reja nuk janë pranuar nga bashkia dhe nuk është nënshkruar kontrata e re. Tashme bashkia e Shkodrës, nuk ka një vend depozitimi për mbetjet urbane.
Top Channel