Mbi 800 mijë persona vizituan Liqenin Salda të Turqisë i quajtur edhe si Maldivet Turke për shkak të ujit të tij të kristaltë në provincën jugperëndimore.
Në një deklaratë, administrata e provincës Burdur tha se pavarësisht pandemisë së COVID-19, mbi 800 mijë persona vizituan vendin, sipas “Anadolu Agency”.
Liqeni Salda u mbyll për rreth dy muaj e gjysmë për shkak të masave kundër koronavirusit dhe u hap për vizitorët që nga 1 qershori i vitit të kaluar.
Për shkak të interesimit të lartë, hyrja në liqen dhe plazh në rajonin e “Ishujve të Bardhë” të Saldas u mbyll nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit që nga 15 tetori si pjesë e përpjekjeve të mbrojtjes.
Në vitin 2019, gati 1,5 milion njerëz vizituan lokacionin. Verën e kaluar, ngjashmëritë midis liqenit dhe Kraterit Jezero në Mars kanë tërhequr interesin e Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës së SHBA-ve (NASA) në hulumtimet e saj mbi jetën e mundshme në Planetin e Kuq.
Përbërja minerale midis kraterit Marsian dhe Liqenit Salda në provincën Burdur, Turqi, u krijua me matje morfologjike dhe ndijimi nga larg, tha për AA, Candan Gökçeoğlu, një profesoroshe e inxhinierisë gjeologjike në Universitetin Hacettepe në kryeqytetin Ankara të Turqisë.
“Ju mund të mos jeni në gjendje të udhëtoni në Kraterin Jezero në Mars, por mund të vizitoni gjënë tjetër më të mirë: Liqenin Salda, Turqi“, tha Observatori i Tokës i NASA-s.
Po ashtu i njohur si Maldivet e Turqisë, liqeni në provincën jugperëndimore Burdur të Turqisë ka qenë një destinacion popullor për turistët në vitet e fundit me plazhin e tij të bardhë dhe ujin e pastër.
Top Channel